Këngëtarja e famshme shqiptare, Adelina Thaçi, këtë javë në Prive ka rrëfyer të bëmat e saj kur ishte ende fëmijë.
Ajo për rubrikën “10-të gjërat që s’i keni ditur” – ka treguar histori të ndryshme nga jeta e saj e disa nga to janë tejet qesharake.
Madje njëherë ajo kishte arritur t’i përvidhej kujdesit të hallës së saj dhe të bënte namin brenda shtëpisë, ndërsa meqë ishte zhdukur për pak kohë, edhe e kishte alarmuar familjen!
“Kur kam qenë e vogël shumë kam pasur dëshirë të lyhem e të vishem me rrobat e të rriturve. Dy hallat e mia në atë kohë janë grimuar shumë bukur, e madje njëra ka qenë grimere në Teatrin Kombëtar. Pata shkuar për vizitë njëherë dhe më pas kur erdhi koha të shkonim, unë u përvodha dhe e gjeta botën time. Të gjitha shminkat që halla i ka pasur i përdora. E në anën tjetër e gjithë familja po më kërkonin e në një moment kishte ardhur puna të ftohej edhe policia në kërkim”.