Babai i këngëtares së njohur shqiptare, Çiljetës, ka humbur betejën me COVID-19.
Pas këtij lajmi të trishtë, artistja hyri në Instagram për ta kujtuar me fjalët më të mirë dhe njëkohësisht të dhimbshme duke na përlotur të gjithëve.
“O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire. Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED☝🏽Te dua pergjithmone babush!👑🤍
E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof.Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuaj🙏🏽por cfar esht e shkruar esht e shkruar ☝🏽”, ka shkruar Çiljeta poshtë fotografive të të ndjerit.
Ngushëllime./Prive.al
View this post on Instagram