Flori Mumajesi me tatuazh të ri! (FOTO)

By

Trendet e fundit botërore nuk mund asesi të mungojnë tek artistët tanë pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Tatuazhet viteve të fundit janë kthyer në një ‘trend’ jashtëzakonisht të pëlqyer prej shumë artistëve në mbarë botën teksa të tillë nuk mungojnë as në vendin tonë e disa prej tyre tashmë posedojnë në trupin e tyre një numër të madh sosh.

E një prej tyre është edhe kantautori Flori Mumajesi i cili deri më tani ka të ‘stampuara’ disa të tilla.

Përmes profilit të tij në Instagram ai tregoi edhe për tatuazhin e ri teksa nuk munguan as komentet e shumtë nga ana e fansave.

Fotografia më poshtë tregon mjaft qartë tatuazhin e ri nga Flori ndërsa nuk dihet nëse artisti do të ndalet me kaq. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm