“How to be Lonely” e Rita Orës flet shumë për jetën e saj romantike

By

Para pak ditësh, Rita Ora publikoi këngën “How to be lonely”, të cilën e shoqëroi me videoklip.

Publiku nuk e di se ajo po kalonte nëpër një ndarje teksa përgatiste këngën në studio, mirëpo në një intervistë me NME ishte ajo që e konfirmoi një gjë të tillë.

“Jam në rregull me të qenit vetëm. Unë nuk kam një dëshirë gjej lumturinë përmes njerëzve të tjerë. Është diçka për të cilën njerëzit nuk flasin vërtet dhe thjesht më preku. Unë mendoj se është edhe një këngë për ndarje, sepse edhe unë po kaloja një ndarje. Për disa arsye njerëzit janë shumë të interesuar në jetën time personale, kështu që unë vetëm mendova, ‘Mund ta shfrytëzoj dhe të këndoj për këtë!”

Këngëtarja po ashtu solli edhe një videoklip tejet interesant për këngën të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm