‘Epoka’: Publikohet i plotë albumi i Noizyt

By

Viti i fundit është shoqëruar me një tempo të zbehtë nga Noizy sa i përket projekteve muzikore.

Ndryshe nga një periudhë kur ishte tejet aktiv dhe dominonte verën me këngë por edhe koncerte, kohëve të fundit u krijua përshtypja se ai është pasivizuar goxha.

E duket se 2020-a do e gjejë liderin e OTR të rikthyer në ritmin e dikurshëm.

Sot, ai publikoi albumin e ri të titulluar ‘Epoka’.

‘Shijojeni albumin dhe ridëgjojeni. Natën e mirë, unë po fle gjumë. Mos harroni, kam edhe dy albume të tjera gati’ – shkruante reperi vonë pas mesnatës.

Këngët nga Epoka mund t’i ndinqi të plota më poshtë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm