Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ia nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.
Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore, Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:
Dashi
Javën e ardhshme do të duhet të punoni shumë për të rigjetur mirëkuptimin në çift. Nëse është e nevojshme, do të duhet të sqaroni gjithçka që nuk po funksionon midis jush dhe partnerit tuaj, duke kërkuar zgjidhje konkrete dhe duke qenë të kujdesshëm që të mos bini në akuza. Marrëdhëniet me Gaforren dhe Bricjapin do të përmirësohen! Në punë, duhet të distancoheni nga ata që ju shkaktojnë ankth ose probleme. Ditët e para të javës do të jenë të mira për të propozuar idetë tuaja.
Demi
Do të jenë ditë shumë premtuese për dashuri, sidomos nga e Mërkura e tutje. Ata që janë vetëm duhet të përfshihen pa menduar shumë, ndërsa çiftet që kanë provuar ndonjë hezitim do të gjejnë një mënyrë për t’u rilidhur. Në punë, mos u nervozoni nëse ka një pengesë ose një vonesë të vogël. Në gjysmën e dytë të javës, mund të vijnë mundësi të reja që nuk duhet t’i humbni.
Binjakët
Në këtë moment, mund të lindin disa dyshime në dashuri. Kushdo që sapo ka filluar një marrëdhënie të re nuk do të jetë plotësisht i sigurt. Çiftet afatgjata mund të ndjehen pak të mërzitur, të lodhur. Asgjë edhe aq shqetësuese! Do të mjaftojë pak durim dhe përkushtim dhe gjërat do të shkojnë në vend. Tetori është një muaj i rëndësishëm për punën, por problemet personale mund të largojnë vëmendjen nga pjesa tjetër.
Gaforrja
Ju do të keni yje veçanërisht bujare, nëse vendosni ta mbyllni me të kaluarën tuaj, të përfshiheni në një marrëdhënie të re. Kini kujdes për Shigjetarin dhe Ujorin, sepse ata mund t’ju japin disa momente tensioni! Çiftet afatgjata duhet t’u kushtojnë vëmendje ditëve të martë dhe të enjte; pjesa tjetër e javës do të jetë e qetë. Në punë do të duhet të jeni të gatshëm dhe të përgjegjshëm dhe mund të arrini shumë.
Luani
Java e ardhshme do të jetë shumë e mirë në dashuri. Ju nuk do të keni momente të mëdha tensioni, por as nuk do të keni emocione të forta. Kjo sepse do të zhyteni shumë në çështjet profesionale ose personale. Mund të ketë një problem për t’u zgjidhur: ruajeni qetësinë. Disa mundësi të reja mund të paraqiten gjatë kësaj jave, por do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, edhe me shpenzimet.
Virgjëresha
Me Venusin në shenjën tuaj do të jeni karizmatikë dhe magjepsës si kurrë më parë. Bëni një përpjekje të hiqni dorë nga kufizimet që i vendosni vetes! Keni nevojë për të kompensuar kohën e humbur. Në frontin e biznesit, do të keni shanse të shkëlqyera të dilni dhe të jeni të suksesshëm. Kush do të ndeshë një problem për t’u zgjidhur, një moment mjaft të komplikuar, do të jetë në gjendje të ketë një ndërhyrje të jashtme të papritur, por patjetër shpëtuese.
Peshorja
Bëhuni gati, sepse nga java tjetër Venusi do të vijë në shenjën tuaj. Nëse nuk përmbaheni për shkak të frikës ose pasigurisë, do të keni mundësi të arta për të sjellë ose rikthyer dashurinë në jetën tuaj. Edhe në punë më në fund do të keni një qiell më të favorshëm. Përvishni mëngët dhe merruni me punë, qoftë edhe për të kundërshtuar ndikimin e kundërt të Marsit.
Akrepi
Vazhdon të jetë një kohë shumë interesante për dashurinë. Mos përfitoni nga karizma që do t’ju duhet e të hidheni në marrëdhënie të pamundura ose, edhe më keq, në histori të shumta në të njëjtën kohë! Edhe në punë do keni yje shumë bujarë. Përballë disa vështirësive, shmangni grindjet për gjithçka ose dorëzimin ndaj tundimit për të hedhur gjithçka në erë.
Shigjetari
Javën e ardhshme do të duhet të përpiqeni të sqaroni ndjenjat tuaja. Çfarë dëshironi vërtet? Dikush mund të ketë filluar një histori të re dhe tashmë është plot dyshime. Personi tjetër mund të jetë kthyer edhe në një barrë që ju doni ta hiqni qafe. Mundohuni të mos premtoni dete dhe male kur nuk jeni të bindur! Edhe ata që jetojnë një lidhje më të qëndrueshme do të duhet të përpiqen të mos bëjnë polemikë me partnerin. Në punë, nëse një projekt ka pësuar ndonjë vonesë ose ngadalësim, do të jetë në gjendje të rikuperohet deri në fund të këtij viti.
Bricjapi
Premton të jetë një javë madhështore për dashurinë. Beqarët do kenë më shumë mundësi për të takuar persona të këndshëm. Nëse jeni të interesuar për një person, duhet të bëni një hap përpara: yjet do t’ju ndihmojnë! Nëse jeni çift, do të duhet të përfitoni nga ditët në vijim për të rikuperuar mirëkuptimin e humbur në ditët e kaluara. Në punë do të keni Jupiterin dhe Saturnin në pamje të shkëlqyer: shfrytëzoni rastin për të rregulluar ato marrëdhënie paksa të çala.
Ujori
Ju duhet të merrni ca kohë për të reflektuar mbi marrëdhënien tuaj në çift, për të pastruar kokën dhe ndoshta të bëni plane të reja me partnerin. Ndonjëherë dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes së partnerit, madje do të dëshironit të shihnit xhelozi ndaj jush. Herë të tjera ju mungon ajri, doni më shumë liri. Në punë nuk është koha të bëni zgjedhje të rrezikshme!
Peshqit
Venusi në aspektin e kundërt mund të sjellë ndonjë nervozizëm, në mos edhe zemërim. Ka nga ata që do t’i ankohen partnerit të tyre për gjithçka, të cilët do të mendojnë të hakmerren përmes disa shkeljeve. Beqarët nuk do të ndiejnë dëshirën për të takuar njerëz të rinj. Sidoqoftë, në punë, propozimet e reja mund të vijnë. Janë për t’u marrë në konsideratë.