Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.
Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore, Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar.
Dashi
Marsi në lidhje me Venusin në një pozitë jo të favorshme rrezikojnë të ju bëjnë me agresiv veçanërisht ndaj partnerit tuaj. Nëse partneri i juaj ju bën nervoz përpiquni të qëndroni të qetë dhe të kërkoni dialog, veçanërisht të premten dhe të shtunën ditë që rrezikojnë të jenë veçanërisht të tensionuara, për shkak të një Hënë në kundërshtim. Dita më me fat: e hëna.
Demi
Një lajm i mirë po vjen për shenjën tuaj. Këtë javë duke filluar nga e premtja planeti Mërkur do të ndalojë së bllokuari duke filluar të veproj në favorin tuaj: pas një periudhe bllokimi do të vijnë mundësi dhe kontakte të reja. Kushtojini vëmendje të dielës më Hënën në kundërshtim.
Binjakët
Këtë për fat të keq planeti Mërkur do t’ju kthej shpinën: duke filluar nga e premtja mund të hasni disa vështirësi në vendin e punës. Priten ngadalësime por në fund fitorja do të jetë e juaja. Marsi në një pozitë të favorshme do t’ju japë energjinë që ju nevojitet. E premtja dhe e shtuna do të jenë dy ditë veçanërisht të favorshme për sa i përket ndjenjave.
Gaforrja
Përsëri këtë javë e konfirmoni veten si mbretëresha e padiskutueshme e zemrave: planeti i dashurisë jeton në shenjën tuaj dhe ju bën vërtet të pa rezistueshëm. Duke filluar nga e premtja, planeti Mërkuri gjithashtu do të kthehet të buzëqeshë për ju, duke bërë të mundur takime interesante, gjithashtu për sa i përket punës.
Luani
Java juaj fillon shumë mirë. Hëna në shenjën tuaj në lidhje me Mërkurin ju garanton shumë fat veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ndër njerëzore dhe të punës. Lajme të mira vijnë të premten dhe të shtunën. Sidoqoftë vëmendja duhet ditën e diel pasi mund t’ju sjell një humor jo të mirë ose mund të ndodh ndonjë keqkuptim.
Virgjëresha
Një lajm i shkëlqyeshëm vjen këtë javë për shenjën tuaj duke filluar nga premtja – planeti Mërkur është i gatshëm për t’ju dhënë mundësi të reja . Së bashku me Jupiterin dhe Saturnin do të favorizojnë marrëdhëniet tuaja në fushën profesionale, duke ju përgatitur për rezultate të shkëlqyera. Ndërkohë Venusi garanton fat dhe dashuri
Peshorja
Me Venusin jo të favorshëm dhe Marsin në kundërshtim, rreziku për të debatuar me partnerin tuaj do të jenë në rendin e ditës. Për fat të mirë këtë javë mund të mbështeteni në një Hënë të bukur veçanërisht të premten dhe të shtunën: do t’ju ndihmojë të shprehni emocionet tuaja dhe t’i ndani ato me qetësi më të madhe.
Akrepi
Këtë javë planeti i Mërkurit do të kthehet në anën tuaj: duke filluar nga e premtja shumë prej problemeve që ju torturuan kohët e fundit ( veçanërisht në fushën e punës dhe marrëdhëniet tuaja) do të zgjidhen në mënyrën më të mirë, duke ju rikthyer qetësinë. E diela në veçanti do të jetë një ditë për të kujtuar, me një Hënë të shkëlqyeshme në lidhje e cila së bashku me një Venus të bukur premton emocione të mëdha.
Shigjetari
Për fat të keq këtë javë planeti Mërkur- duke filluar nga e premtja- do t’ju kthejë shpinën. Në javët e ardhshme, ju mund të përjetoni një ngadalësim në jetën tuaj profesionale pasi keni disa vështirësi në komunikim më ato që ju rrethojnë. Për fat të mirë në fushën sentimentale rimëkëmbja juaj do të vazhdojë pas muajve të Venusit në kundërshtim: mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë mirë
Bricjapi
Marsi në një pozitë jo të favorshme dhe me Venusin në kundërshtim vazhdojnë të krijojnë një gjendje ankthi dhe shqetësimi veçanërisht për sa i përket sferës së ndjenjave: analizoni me qetësi ankthet tuaja dhe do të kuptoni se zgjidhja është e afërt. Duke filluar nga e premtja, Mërkuri kthehet të buzëqeshë për ju: së shpejti në fushën profesionale do të keni arritje të garantuar dhe nga Jupiteri.
Ujori
Java juaj fillon me dy ditë mjaft të rënda, në të cilat kundërshtimit të Mërkurit do ti bashkohet dhe ai i Hënës: ngjarje ose vonesa të papritura mund të ndodhin veçanërisht në fushën profesionale. Për fat të mirë duke filluar nga e premtja, Mërkuri nuk do të kundërshtojë më shenjën tuaj dhe pak nga pak mundësi dhe shtigje të reja do të hapen për ju.
Peshqit
Këtë javë për fat të keq planeti Mërkur do të vijë në kundërshtim me shenjën tuaj: duke filluar nga e premtja, një periudhë mjaft e komplikuar do të fillojë për ju për sa i përket marrëdhënieve nder njerëzore, veçanërisht në fushën profesionale. Për fat të mirë një Venus i bukur do të kujdeset që t’ju gëzoj, duke mbrojtur lidhjen tuaj ose t’ju sjellë një dashuri të re. Dita më me fat: e diela.