Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore,  Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Dashi

Ndikimi i yjeve do jetë mjaft i favorshëm për sektorin e ndjenjave gjatë kësaj jave. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i lini pas krahëve disa probleme të së shkuarës. Edhe beqaret do kenë një javë fantastike gjatë se cilës do të ketë disa shkëndija romance. Shëndeti vetëm dy ditët e para mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël nga lodhja, ndërkohë që më pas gjërat do ecin për mrekulli. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj të papriture të pakëndshme.

Demi

Këtë javë nuk duhet te shqetësoheni aspak për jetën tuaj në çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Beqarët do afrohen akoma me shumë me disa persona që kanë pëlqyer prej kohësh dhe do sigurohen se ata janë të duhurit. Për financat do jete një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe ne vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma me të mirë duhet te lini sa me parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në pune nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu qe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund të ketë disa probleme të vogla, por pa pasoja.

Binjakët

Këtë javë ambienti në çift pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqarët do bëjnë mirë të tregohen të sinqertë me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund të shkohet askund. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mirë që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak te ndihmës së të afërmve. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla. Për punën do jete një javë plot shkëlqim. Do arrini gjithçka që keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak më tepër sepse do ketë vërtet nevojë.

Gaforrja

Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me emocione të forta këtë javë, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Përgatituni shpirtërisht. Beqarët do kenë më shumë fat se asnjëherë me parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak orësh. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jetë problematik, megjithatë mirë do jetë të bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Në familje do jetë e vështirë të ruani një komunikim të ngrohtë.

Luani

Kjo do jetë një jave e mrekullueshme për të dashuruarit. Çdo ditë do përjetoni ndjesi të reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni nëpër ëndrra. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Beqarët nuk duhet të luajnë me zjarrin vetëm për të ndryshuar statusin sepse mund të lëndohen keq. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohësh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjëja me e mire. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë dhe here do lërë për të dëshiruar. Mundohuni te konsumoni nga të gjitha llojet e ushqimeve. Në pune vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenare për veten.

Virgjëresha

Kjo do jete një javë vendimtare për ata qe janë në një lidhje. Nëse keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift që nga fillimi kësaj periudhe gjerat do fillojnë të ndryshojnë. Beqarët duhet te jene me te kujdesshëm dhe nuk duhet të besojnë verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi qe iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata te tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet.

Peshorja

Për pjesën më të madhe të çifteve nuk do ketë probleme. Partneri do jua përmbushë dëshirat dhe kjo do ju lumturojë pa mase. Kujdes duhet të bëjnë ato çifte ku njeri nga partneret është shume gënjeshtar. Mund t’ju gënjejë edhe ju. Beqarët do jenë sa joshës aq edhe të turpshëm dhe të rezervuar. Edhe pse gjendja juaj financiare do jetë e mirë nuk duhet të shpenzoni shumë. Ekuilibri fizik do jetë i mire dhe nuk do keni probleme me shëndetin. Merruni pak me shumë me aktivitet fizik që të ndjeheni edhe më mirë. Në punë do bëheni te pazëvendësueshëm dhe kjo do ju sjellë avantazhe.

Akrepi

Marrëdhënia ne çift mund të ketë stuhi nëse nuk dini të silleni dhe veproni sipas impulseve. Kujdes, do vijë një dite dhe partnerit do lodhet. Beqaret do kenë shume mundësi për takime këtë jave. Nuk do bëni shpenzime pa kufi këtë jave dhe buxheti juaj do fillojë të përmirësohet. Rezistenca fizike nuk do jetë e mirë, por kjo do kalojë duke u çlodhur. Në punë do keni disa konflikte me kolegët por edhe me shefat. Mbrojini të drejtat tuaja me çdo kusht. Në familje situata do jete e qetë dhe pa probleme. Kjo do ju mbushë shpirtin me gëzim.

Shigjetari

Këtë javë do të kaloni ditë shumë të lumtura me partnerin dhe nuk do donit të mbaronin kurrë. Edhe beqareve mund t’ju trokasë në derë dashuria dhe pasioni. Do provoni ndjenja qe nuk i kishit provuar më parë. Gjithsesi duhet të qëndroni realistë. Nëse do e menaxhoni mire buxhetin gjithçka do shkojë për bukuri. Në rast te kundërt do ngeleni pa asgjë dhe do merrni edhe borxhe. Këtë javë duhet të shmangni çdo punë shumë të rëndë sepse do lodheni shpejt dhe mund t’ju lërë pasoja. Mundohuni të hiqni dhe stresin. Përfitoni nga mundësitë që do ju jepen në punë.

Bricjapi

Gjate kësaj jave do reflektoni shumë për lidhjen tuaj ne çift. E ardhmja juaj varet nga sjellja me partnerin. Gjithsesi duket se do vijnë ditë të mira. Edhe beqarët do kërkojnë një lidhje te qëndrueshme dhe të sigurt. Kjo dëshirë e juaja do habisë miqtë tuaj. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla por nuk duhet të shqetësoheni. Mos konsumoni shume çokollatë, pije me gaz dhe me shumë sheqer sepse ju dëmtojnë. Do bëni hapa para në karrierë dhe kjo do ju rritë besimin në vetvete. Familja do jetë mirë.

Ujori

Këtë javë planetët do të nxisin konflikte dhe debate për çiftet. Megjithatë kjo është thjesht një provë që ju do i bëni ballë me sukses. Beqarët këtë javë do të kenë fat në planin romantik. Në planin financiar do keni shumë fat. Ka ardhur koha të kërkoni një rritje rroge. Shikojeni çdo gjë me optimizëm. Shëndeti në përgjithësi do jete i mirë. Do jeni vetëm pak të lodhur dhe nuk do bëni gjumë të mirë. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do jetë një periudhe mjaft e mirë.

Peshqit

Marrëdhënia në çift do bëhet edhe më e fortë se më parë falë durimit dhe mirëkuptimit që keni me njëri tjetrin. Ju gjithashtu jeni liberal dhe kjo ju bën të ndjeheni më rehat. Fati do jetë në anën tuaj. Nëse s’keni besuar te dashuria me shikim të parë këtë javë do ndryshoni mendim. Situata financiare do jete më e mirë sepse dikush do ju ndihmojë. Mos u shqetësoni fare për shëndetin, nuk do keni probleme. Planetët mund të provokojnë vonesa dhe probleme në punë. Do e humbisni durimin në një çast por gjithçka do rregullohet shpejt. Marrëdhënia me familjaret do jetë e mirë.

Artikuj të ngjashëm