Një histori që s’e ka treguar asnjëherë më parë, por është aq e bukur sa s’ka!
Reperi shqiptar Lumi B, në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova mbrëmë, ka rrëfyer se si i ka propozuar gruas së tij Miranda Mehmetit për martesë.
Lum Berisha që njihet për një karakter simpatik, thotë se i ka propozuar asaj martesë në mënyrën më shqiptarçe të mundshme.
“U patëm nda për ca kohë dhe kur po flisnim prapë i thashë: kur të kthehemi menjëherë fejesë e martesë, me kalu e kështu gjërash s’ka më. Nuk jam ulur me ndonjë unazë që t’i propozoja”, ka treguar Lumi B. /Prive.al
Ndiqeni të plotë emisionin në linkun më poshtë: