Për herë të parë në një emision televiziv, ata kanë treguar se si ka nisur gjithçka në mes tyre.
Kampioni europian i boksit Haxhi Krasniqi dhe e fejuara e tij, modelja Heidi Lushtaku mbrëmë në emisionin Nd’rrimi i Natës, kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë dhe është shumë simpatike.
“Na ka njohur një mik i përbashkët”, ka thënë Haxhia.
“Unë si çdo vajzë kam rezistuar në fillim, qysh kemi qejf ne cikat me na lut kapak”, ka thënë me shaka Heidi. /Prive.al