Historia e studentes që preku shumë Eliza Hoxhën! (VIDEO)

By

Këngëtarja Eliza Hoxha ditë më parë na befasoi të gjithëve kur publikoi disa fotografi ku ajo shihej tullace, duke na shtyrë të mendojmë se çfarë po ndodhte me të.

Por krejt kjo ishte krijuar me efekte speciale e për arsyen  e vetme në kuadër të një kampanje për kancerin e gjirit.

E pas këtyre fotove pasoi edhe projekti muzikor i saj me titull “Ecjen ti vazhdo” përmes të cilit artistja erdhi me një mesazh mbi këto çështje pasi që ishte pikërisht ajo autorja e tekstit.

Efekti i këngës ka qenë mjaft i madh në publik sa që ajo morri disa komente të cilat e kanë prekur tejë mase ndërsa erdhën nga gra të prekura nga kjo sëmundje si dhe një rast i veçantë nga një studente e saj.

Këngëtarja ndihet e lumtur për ndikimin që do ketë kënga që sado pak të japë shpresë në raste të tilla teksa dihet se këngëtarja edhe në projekte të mëparshme ka prekur tema të tilla sociale.

Për më tepër detaje rreth këtij rasti shikoni storien e përgaditur nga gazetari Artan Telaku. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm