Edicioni i 47-të i festivalit ndërkombëtar të filmit Sao Paulo në Brazil do të mbahet mes datave 19 tetor dhe 1 nëntor ku pikërisht “Heshtja e Sirenave” do të ketë premierën botërore.
Filmi “Silence of Sirens” ( Heshtja e Sirenave) me regji dhe skenar nga Gazmend Nela është bashkëprodhuar nga Frame production, Ikonë Studio, Alva Film, Albasky Film, Skopje Film Studio, RTS Radio Télévision Suisse, In My Country Post Production, me mbështetje nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Producentët që kanë punuar në “Heshtja e Sirenave” janë: Arben Shala, Valon Bajgora, Britta Rindelaub, Thomas Reichlin, Paskal Semini, Tomi Salkovski dhe Gazmend Nela. /Prive.al