Doli ‘kampione’ për të mbajtur sekret jetën private.
Modelja e mirënjohur Heidi Lushtaku ia doli që në 2021-ën dhe 2022-ën të mbajë tërësisht larg syrit të publikut: lidhjen e dashurisë me futbollistin Merih Demiral, shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të djalit.
Ajo tek në një-mujorin e të shtrenjtit të saj, lajmin e ndau me publikun përmes disa fotografive ku njëherësh u shfaq ‘sefte’ edhe me bashkëshortin Demiral.
Megjithatë, tani e tutje, me shumë gjasë, fotografitë nuk do të mungojnë për gjatë.
Ajo ka ndarë një imazh shumë të bukur me djalin e saj, në një nga daljet nënë-bir për ajër të pastër.
‘Në elementin tonë, gjelbërim’ – është shprehur ajo.
Ndërkaq, një detaj që ka mbetur ende pa u kuptuar është ai i emrit që Heidi dhe Merih kanë zgjedhur për të voglin e tyre. /Prive.al
View this post on Instagram