Platforma gjigante televizive HBO, më në fund u është përgjigjur fansave të cilët krijuan një peticion që u bë viral, ku kërkohet ri-xhirimi i sezonit të tetë të serialit Game of Thrones, pasi që atyre nuk iu ka pëlqyer fundi!
“Ka shumë, shumë telashe kur krijon një serial kaq të popullarizuar, dhe kur e përfundon ka shumë njerëz që japin opinione se si do duhej të kishte mbaruar. Ky peticion tregon entuziazëm dhe pasion për serialin, por nuk është diçka që do e marrim seriozisht në konsideratë”, ka thënë Casey Bloys, njëri nga shefat e HBO për revistën The Variety.
Kështu që, peticionin mund ta kenë nënshkruar me miliona njerëz, por s’do të merret parasysh!