“Haxhi Pishmani” – Morena Taraku del në përkrahje të kampanjës “100%” dhe pendohet

By

Pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për t’iu vënë taksë prej 100% të gjitha produkteve serbe e boshnjake, edhe Morena Taraku i ka dalë në mbështetje.

Modelja e këngëtarja e njohur kosovare që së fundmi nga Stambolli u rikthye në vendlindje, e ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi me logon “100%”.

Por Morena sic duket shpejt është penduar dhe e ka larguar nga Instagrami i saj këtë fotografi, të cilën mbase s’e ka kuptuar se për çfarë qëndron!

Kjo logo pjesë e një web faqeje të re kosovare, është dizajnuar e lansuar nga kompania “Hallakate”, e specializuar në menaxhim të rrjeteve sociale, për t’iu dalë në përkrahje bizneseve vendore në promovimin e produkteve të tyre.

E kjo kompani, ka goxha përkrahje nga Morena Taraku e cila në mesin e shumë kosovarëve të tjerë, po mendon që taksa karshi Serbisë është vendim i duhur i ekzekutivit kosovar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm