Modelja e famshme amerikane Kylie Jenner, ka larguar të gjitha fotografitë e vajzës së saj nga Instagrami.
Jenner që u bë nënë në fillim të këtij viti, ka një vajzë të quajtur Stormi dhe që në ditët e para të jetës, vogëlushen e prezantoi me publikun.
Megjithatë, ajo ka vendosur t’i largojë të gjitha imazhet ku shihet fytyra e së bijës. Ndoshta një gjë të tillë e ka bërë për shkak se ditëve të fundit u çua shumë pluhur rreth asaj se kush ishte babai i Stormit.
Jenner ka deklaruar të jetë reperi Travis Scott, megjithatë e bija e saj kishte një ngjashmëri të hatashme me truprojën e familjes, aziatikun Tim Chung.
Se Chung është babai i saj, u mohua nga të dyja palët ndërsa tani vjen vendimi i Jenner për t’i larguar fotografitë në rrjetet sociale. /Prive.al
https://www.instagram.com/kyliejenner/