Harry Styles i jep fund romancës me Taylor Russell-in

By

Harry Styles dhe Taylor Russell sapo kishin filluar të forconin veten si “çift”, por pas 14 muajsh së bashku gjërat supozohet se kanë marrë fund.

Në prill 2024 çifti u pa në një udhëtim së bashku në Japoni, ku u panë duke hipur në metro në Tokio dhe duke shijuar shëtitjet së bashku në kryeqytetin e vendit.

Një muaj para udhëtimit të tyre në Japoni ishte raportuar nga MailOnline se Harry po mendonte të bënte fëmijë me Taylor. Burimi i tyre tha: “Ai është i dashuruar me Taylor. Ai dëshiron një familje me të dhe kjo është faza tjetër e jetës së tij”.

Megjithatë, tani raportet thonë se pushimet e tyre të fundit ishin një udhëtim ‘make-or-break’ për çiftin dhe për fat të keq kjo e fundit ndodhi – ata tanimë i kanë ndarë rrugët.

Artikuj të ngjashëm