Harry Potter rikthehet si një produksion më ndryshe

By

Seriali i përfolur prej kohësh i Harry Potter për HBO Max është në rrugën e duhur për të pastruar pengesën më të madhe në rrugën e saj drejt ekranit: një marrëveshje me autoren e librave JK Rowling, e cila ka kontroll krijues mbi çdo shfrytëzim të punës së saj.

Warner Bros është në bisedime me Rowling për t’iu bashkuar projektit si producente, ka konfirmuar Deadline.

Sapo ajo të hyjë në bord, projekti, i cili është në fazat fillestare, pritet të kërkojë një shkrimtar. Siç u raportua fillimisht nga Bloomberg, ideja e përgjithshme është që për çdo sezon të serialit të mundshëm televiziv të fokusohet në një libër në serinë e librave Harry Potter, i cili përbëhet nga shtatë romane.

Seriali do të prodhohej nga Warner Bros Television.

Artikuj të ngjashëm