Haradinaj e takon Ritën dhe i jep dhuratë: Faleminderit që të kemi!    

By

Kryeministri Ramush Haradinaj është takur këtë të mërkure në Londër me Rita Orën.

Ai e ka falënderuar këngëtaren me famë botërore që s’po e harron prej nga vjen, e ka pasur edhe një dhuratë për të.

“Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën”.

“Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi”.

“Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You”!

Artikuj të ngjashëm