‘Hakmarrja’ e ëmbël e Baby G: Pa një pa dy shkon tek Noizy (FOTO)

By

Baby G përmbylli një kapitull të rëndësishëm në karrierë dhe duket që tashmë kur i ka dhënë fund kontratës me familjen artistike ku bënte pjesë, është e lirë si ‘zogu’ për të vepruar si të dojë vetë.

E saktësisht kështu ka vepruar mbrëmjen që lamë pas duke habitur ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo pas shumë kohësh, ka shkuar në koncertin e reperit Noizy në kryeqytet nga ku edhe ka postuar një varg fotografish teksa me shoqërinë, shijon hitet e liderit të OTR.

Baby G, debutimin e parë e pati në klipet e Rigelsit disa vite më parë por më pas, marrëdhënia u ftoh mjaft dhe degjeneroi shpesh edhe në ofendime me Encën, që atëbotë ishte ‘mbretëresha’ e OTR.

Duket se edhe kjo armiqësi me OTR tashmë i përket të kaluarës dhe Baby G është e hapur për bashkëpunime dhe miqësi të reja.

Dhe ajo nuk e la vetëm me praninë në koncertin e Noizyt. Po del se vajza me nofkën Baby G, di të jetë edhe e rrezikshme kur do dhe s’po ndalon së dërguari mesazhe në drejtim të partnerëve të dikurshëm.

Pasi doli nga Label’i ku bënte pjesë, ajo ka edhe një mesazh për miqtë e vjetër: Do të pendoheni, ua premtoj”, janë fjalët që të lidhin direkt me ata, të cilët ajo vendosi t’i ndajë nga rrugëtimi i saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm