Ia arritën që të gjithën ta mbajnë tërësisht të fshehur nga publiku, pavarësisht se interesimi për ta është i jashtëzakonshëm.
Këngëtari i famshëm qenka bërë baba dhe kjo sapo u zbuluar.
Enrique Iglesias dhe teniserja Anna Kournikova, kanë bërë gjithçka për ta mbajtur shtatzëninë e tyre tërësisht sekrete.
Këngëtari dhe atletja kanë pritur në jetë binjakë – një vajzë dhe një djalë – të shtunën në Majami të Floridas, raporton TMZ, transmeton Prive.
Emrat e tyre raportohet të jenë Nicholas dhe Lucy sipas burimeve të revistës afër çiftit. /Prive.al