Vitin e kaluar u “ulën shpatat” mes Stresit dhe Noizyt, pas më shumë se një dekade rivalitet.
Miqësia e tyre u vulos edhe përgjatë Big Brother VIP Kosova, eksperiencë në të cilën, Stresi pati përkrahjen maksimale të Noizyt, sidomos në momente vendimtare të lojës.
Tashmë dihet e pritet prej kohësh bashkëpunimi mes djemve, të cilit iu xhirua edhe videoklipi së fundmi.
E një e papritur ka ndodhur këto ditë që është pikasur nga ndjekësit.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Çfarë ka ndodhur mes tyre? Mos janë hatëruar prapë? /Prive.al