Gruaja e Lumi B feston ditëlindjen, reperi paraqitet më romantik se kurrë!

By

Kur burrat bëhen romantikë, na i shkrijnë zemrat. Ndoshta për shkak se ata më rrallë e shfaqin anën e tyre të ndjeshme dhe paraqiten më të fortë se sa në realitet janë.

Por Lumi B ka një pikë të dobët në jetën e tij dhe ajo është gruaja Miranda.

E kur ajo ka ditëlindjen, reperi sigurohet që t’i prodhojë fjalët më të bukura e më romantike për ta uruar publikisht bashkëshorten me të cilën ka një djalë.

Lumi B i ka thurur ca rreshta të bukur gruas, për të cilën thotë se “s’do kishte të gjallë pa të”.

“Urime ditëlindjen partneri im në krim. Të dua më së shumti në botë. Edhe 100 të tjera bashkë me mua e Blinin. Pa ty s’kam t’gjallë”, i ka thënë Lumi Mirandës.

E më pas, ka publikuar një fotografi me bashkëshorten, në të cilën ajo duket shumë atraktive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm