Grimeri shqiptar Mario, zbulon se si dikur i bënë presion për të mos punuar me Kim Kardashian

By

Në një klip të ri nga True Hollywood Story, artisti i grimit me prejardhje shqipëtare Mario Dedivanovic zbulon presionin që dikur mori për të ndërprerë lidhjet me yllin e Keeping Up With the Kardashians.

Image result for kim and mario

Dedivanovic së pari filloi të punojë me Kardashian në 2008, shumë kohë para fillimit të perandorisë së saj KKW Beauty.

Dhe ndërsa 36-vjeçari guru i grimit kishte një ndjenjë të mirë për yllin, të tjerët në jetën e tij u përpoqën ta pengojnë atë të bashkëpunojë me Kim. “Bota elitiste, ata nuk i vlerësonin njerëzit si yjet e realitetit,” tha Mario.

Image result for kim and mario

“Unë kisha një agjent që kërkonte që unë të ndaloja së punuari me të.” Per Dedivanovic, agjenti i tij në atë kohë mendonte se Kardashian kurrë nuk do të arrijë asgjë dhe do të pengojë karrierën e Mario.

“Ata thanë se, Ajo kurrë nuk do të jetë e suksesshme. Dhe ti do të shkosh poshtë me të dhe do të humbasësh tërë karrierën tënde, ” kujton Dedivanovic. “Por, unë e dija në zemrën time që nuk ishte e vërtetë.”

Image result for kim and mario

Fatmirësisht, ky agjent ishte plotësisht i gabuar në lidhje me marrëdhëniet e punës të Mario dhe Kim. Mario ka vazhduar të punojë me yje si Jennifer Lopez, Ariana Grande, Chrissy Teigen, Priyanka Chopra, etj.

Për të mos përmendur, bashkëpunimi e tij me  KKW Beauty, koleksion ky që u shit në të gjithë botën.

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm