Greta lëndohet gjatë xhirimeve të klipit

By

Këngëtarja Greta Koçi javën e kaluar ka xhiruar klipin e këngës më të re në bashkëpunim me Gold Ag dhe motrën e saj, Eni.

Kënga e cila do të titullohet ‘Me mu’ pritet të lançohet shumë shpejt pasi tashmë është në fazën e produksionit.

Mirëpo jo gjithçka shkoi mirë për Gretën.  Prive mëson se këngëtarja gjatë xhirimeve të klipit ka pësuar një lëndim nga improvizimi i skenografisë.

Edhe pse përfundoi në spital për pak orë, lëndimi nuk ka pasur pasoja të rënda./Prive.al

Artikuj të ngjashëm