Ish-konkurrentet e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti e Juliana Nura, e njohur si Xhuli, po vazhdojnë të jenë ‘IN’ në mediat sociale dhe të tërheqin vemendje të madhe në publik.
Sigurisht, e gjitha pas pjesëmarrjes së tyre në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
E së fundmi, duket se Gresa e ka sfiduar Xhulin në pjesën e kuzhinës.
Ajo ka gatuar pite me spinaq, derisa në nisje të përgatitjes Gresa shkroi – “Diss për Juliana Nura. Ta kqyrum qysh pom del”, duke iu referuar pasionit të Xhulit për gatimin e ushqimeve tradicionale.
Bukuroshja që jeton në Itali, ndau disa imazhe nga gatimi i pites, dhe për të qenë realistë, ajo dukej goxha e shijshme në rezultatin final.