“Vëllai i Madh” ka prezantuar sonte sfidën e re të energjisë, derisa banorët e Big Brother VIP Kosova, duhet t’i tërheqin vazot me anë të shkopinjve nga pika A deri në pikën B duke kaluar mbi pengesa.
Kësisoj, të ndarë nga dy, edhe Bruno e Gresa e provuan fatin e tyre, veç se nuk rezultoi aq pozitiv, pasi që në një prej momenteve, atyre iu ka rrëshqitur shkopi dhe vazoja ka rënë në dysheme.