Gresa Behluli del haptazi kundër paraqitjes së Ledina Çelos në RTSH

By

Paraqitja e Ledina Çelos në natën e parë të edicionit të sivjetmë të Festivalit të Këngës po vazhdon të komentohet akoma, ndonëse këngëtarja ‘mbushi mend’ dhe u paraqit komplet ndryshe në mbrëmjen e dytë.

Përpos reagimit nga publiku dhe portalet, valës iu përfshinë edhe disa emra të njohur gazetarësh.

Por, kolegët e Ledina Çelos u treguan më të matur duke mos dashur të trumbetojnë paraqitjen në sytë e shumëkujt skandaloze të këngëtares.

Megjithatë, akulli është thyer sot me reagimin e Gresa Behlulit, vajzës së ikonës të muzikës shqiptare, Shkurte Fejza.

Këngëtarja që njihet për paraqitjet e saj të matura që nuk kalojnë limitet në asnjë aspekt ka postuar fotografinë e Ledinës nën mbishkrimin:

Festivali i TVSH që llogaritej më serioz deri tani??? Turp!

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar duke përkrahur konstatimin e Gresës në rrjete sociale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm