Mund të mos iu mungojë asgjë falë standartit të jetesës por si për këdo tjetër edhe për futbollistin Granit Xhaka dhe të fejuarën e tij, Leonitën janë gjërat e vogla ato që bartin kuptimin e madh.
Edhe pse larg vendit të origjinës, çifti i njohur krahas të tjerave, kanë vulosur sërish faktin se janë çift tradicional shqiptar.
Kjo është kuptuar me foton e fundit të postuar nga futbollisti i Arsenalit ku ai bashkë me të fejuarën shihen teksa konsumojnë çaj rusi, indikator tipik i familjeve shqiptare që shquhen për përdorimin e madh të çajit.
Ndryshe, me kohën tashmë të konsiderueshme të kaluar në Angli, dyshja duken të jenë adoptuar shumë mirë në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar teksa as udhëtimet e shpeshta drejt Zvicrës tek familja nuk po mungojnë. /Prive.al/