Grammy sivjet u shikua më shumë se vitin e kaluar

By

Revista amerikane Variety shkruan se shikueshmëria e mbrëmshme e Grammy 2022 pa një rritje prej 1.4% të audiencës nga evenimenti i vitit të kaluar, që ishte një rekord i ulët për shfaqjen vjetore të ndarjes së çmimeve.

Grammy u prezantua nga Trevor Noah dhe u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas. Sipas të dhënave të shpejta kombëtare të rregulluara sipas zonës kohore nga Nielsen, mbrëmja solli 8.93 milionë shikues gjithsej nëpër platforma të shumta.

Ndryshe, shfaqja kryesisht virtuale e vitit të kaluar solli 8.8 milionë shikues, që ishte 50% më pak nga 18.8 milionë që ndoqën transmetimin televiziv të janarit 2020. Nielsen gjithashtu raporton se shfaqja e vitit 2021 kishte një vlerësim fillestar 2.1 midis të rriturve 18-49 vjeç, që ishte gjithashtu një nivel i ulët historik.

Mbrëmjen e kaluar po ashtu u zbulua se 13 të famshëm kishin anashkaluar çmimin Grammy pavarësisht se ishin nominuar.

Artikuj të ngjashëm