Këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu ka rënë pre e një grabitjeje.
Ngjarja raportohet nga ShkodraNews, sipas të cilit, shtëpia e këngëtares është vjedhur pa lënë gjurmë.
Fatmirësisht në momentin e grabitjes askush nga familjarët nuk ka qenë brenda, sepse familja e këngëtares jeton në Tiranë.
Hajdutët kanë marrë disa sende që kanë gjetur brenda dhe më pas janë larguar.
Grabitjet janë kthyer në një problem i madh në qytetin e shkodrës. Numri i tyre është në rritje gjithnjë e më shumë duke u kthyer në një situatë problematike.