Goldi flet për Noizyn, më i vendosur se kurrë!

By

Noizy ishte së fundmi në fokus të mediave rozë falë përleshjes me Cozman por vetëm pak javë më herët, një goditje e fortë u shënua kur edhe zyrtarisht u vulos fakti se reperi nga Shqipëria nuk i ka punët si përpara me mikun e dikurshëm, reperin Arian Agushi.

Miqësia që u rrënua falë diss-ave (megjithëse reperët nuk preferojnë t’i quajnë si të tillë) po vazhdon të jetë në fokus.

Çështja u riaktualizua sërish kur në seksionin e pyetjeve në NIN të Klan Kosova, reperi nga Presheva përjashtoi në një formë mundësinë e relacionit të miqësisë me Noizyn.

‘Me respektu muj, shoku është diçka që unë e du shumë. Shokët i du si vllazën, e shkoj deri në një pikë ku boj gjithçka për të s’ka lidhje a është Noizy a dikush tjetër. Por nëse prishna me ni shok, muj me veq respektu’ – deklaroi Goldi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm