Wendy Williams diagnostikohet nga kjo sëmundje

By

Legjenda e emisioneve amerikane, Wendy Williams Hunter, u diagnostikua vitin e kaluar me afazi primare progresive dhe demencë frontotemporale (FTD), ka zbuluar ekipi i saj i kujdesit.

Ekipi tha se po ndante lajmin “për të korrigjuar thashethemet e pasakta dhe lënduese për shëndetin e saj”.

Williams, 59 vjeçe, drejtoi shfaqjen e njohur kombëtare Wendy Williams Show për më shumë se një dekadë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por ajo përfundoi vitin 2022 mes vështirësive shëndetësore me të cilat ajo po përballet.

Lajmi për diagnozën e saj vjen një ditë pas një kopertine të revistës People, në të cilën të afërmit thanë se Williams është në një institucion kujdesi në një vend të panjohur dhe ka qenë në një “spirale” tronditëse shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm