Ngjarjet e fundit politike në vend nuk kishin se si të kalonin pa një koment nga reperi Gold AG i cili njihet si përkrahës i politikanëve që në të kaluarën i kanë shërbyer atdheut në UÇK.
Arrestimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi e ka shtyrë Arianin që publikisht të shfaq përkrahjen për deputetin që u arrestua pas zhvillimeve të djeshme në Kuvend respektivisht hedhjes së gazit lotsjellës.
‘Me ty gjithmonë’ – ka shkruar Gold AG në imazhin e postuar ku shihet përkrah Selimit.
Ndryshe, reperi edhe më parë është pozicionuar publikisht sidomos në rastin e Kumanovës ku ndryshe nga të tjerët, haptazi kujtoi dhe nderoi veprën e të ndjerëve, Beg Rizajt e Mirsad Ndrecajt. /Prive.al/