Reperi padyshim është njëri prej artistëve që më së shumti i ka kushtuar këngë atdheut e të gjithë atyre që u flijuan për atdhe.
Ndoshta fakti se ai vjen nga Presheva e motivon atë që të veprojë në këtë mënyrë pasi që ndihet ende i ndarë nga pjesa tjetër e shqiptarëve.
E sot kur përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen kundër Kroacisë përveç shumë fytyrave publike që dolën haptazi në mbështetje të saj duke shkuar edhe në Shkodër në mënyrë të organizuar as Ariani nuk mbetet prapa pasi përmes profilit të tij në Instagram ka shkruar disa vargje në mbështetje të tyre e duke treguar edhe njëherë për dashurinë që ka ndaj popullit të tij. /Prive.al/
Ai mes rreshtash shkruan:
Sa të du Kosova nanë, Mir e din veç Zoti
Gjallë dashnia jote më mbanë, se un jam djal i joti
E kam emrin preshevar, Shqiptar i ksaj bote
Edhe pse kufijtë na ndanë, unë jam zemra jote