Debutimi i Labinot Tahirit në politikë ka qenë goxha në vëmendje muajve të fundit.
Pas votave të nevojshme për t’u zgjedhur deputet, pozicioni i Labit si pjesë e Aleancës Kosova e Re u komentua gjatë.
E pikërisht në mes të këtij debati, një fotografi e Behgjet Pacollit me reperin Gold AG e riktheu në kohë opinionin publik drejt zanafillave të Labit në këtë fushë që si pikë të nisjes pati një takim të njejtë në villën e Pacollit.
Por a do kemi një tjetër artist në politikë e rrjedhimisht edhe pjesë e AKR-së?
Gold AG duket se ka ndarë mendjen për të mos iu futur politikës, mbase edhe duke parë reagimet, ofendimet, pakënaqësitë mbi pozicionimin politik nga elektorati.
Lexoni të plotë komentin e reperit në foton e mëposhtme. /Prive.al/