Reperi Gold AG aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës së fundit ‘Me mu’ por që paralelisht ka punuar edhe në 10 projekte të tjera.
Katër nga to do të jenë në duet ka thënë Ariani në një intervistë për Prive. Gjatë 2016-tës Gold AG bashkon forcat me Afrim Muçiqin, Medën e Sabri Fejzullahu.
Bashkëpunimi i katërt është mjaft i veçantë për të pasiqë do të jetë një këngë me dedikim për nënën e tij.
Gold AG tregoi se akoma nuk ka vendosur se me kë do të bëhet bashkë për këtë projekt por ka thënë që do të jetë femër pasiqë i përshtatet natyrës së projektit.