Gjyqtarja e Elbasanit nën hetime, shkak u bë kënga e Don Xhonit

By

Don Xhoni ka shumë fansa dhe kjo dihet! Ndër ta si duket është edhe Enkeleda Kapedani e cila është gjyqtarja e qytetit të Elbasanit.

Kryetarja e Gjyqit të Elbasanit ka publikuar disa video provokuese nga zyra e saj në Gjykatën e Elbasanit në profilin e saj të TikTok ku shihej duke shëtitur korridoreve të Gjyqit nën tingujt e këngës “Maffia”.

Sipas urdhrit të Artur Metanit, ajo do të hetohet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për shkak të këtyre videove që ka postuar në TikTok.

Videoja ka nxitur reagime edhe për faktin se kohët e fundit Elbasani është pushtuar nga krimi, ndërsa nga ana tjetër gjyqtarja Kapedani pozon e lumtur dhe me muzikë në Tik-Tok. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm