Gjykata spanjolle e dërgon zyrtarisht Shakirën në gjyq

By

Një gjykatë spanjolle të martën urdhëroi zyrtarisht superyllin kolumbian Shakira që të dalë në gjyq me akuzat se ajo nuk ka paguar 14.5 milionë euro tatim për të ardhurat e saj,  thuhet në një dokument gjyqësor të publikuar të martën.

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie”, refuzoi në korrik një marrëveshje për të zgjidhur këtë, që do të thotë se ajo do të duhej të dilte në gjyq për një çështje që mund ta çonte në burg për tetë vjet.

Gjykata e Esplugues de Llobregat të martën konfirmoi se gjyqi do të vazhdojë në një datë ende për t’u shpallur.

Prokurorja kërkon një dënim me tetë vjet burg për këngëtaren, e cila akuzohet se nuk ka paguar taksat nga viti 2012 deri në vitin 2014, periudhë në të cilën ajo tha se po bënte një “jetë nomade” për shkak të punës së saj.

“Urdhri për dërgimin e Shakirës në gjyq është vetëm një hap tjetër në çdo procedurë të këtij lloji. Situata nuk ka ndryshuar dhe gjithçka vazhdon normalisht. Mbrojtja ligjore e Shakirës do të bëjë punën e saj duke paraqitur argumentet e saj me shkrim në kohën e duhur”, thanë avokatët e Shakirës.

Artikuj të ngjashëm