Ende pa publikuar këngën “Bombardime”e cila është komplet e përfunduar e të cilën për herë të parë e performoi në edicionet festive të 2016-tës, këngëtari Gjon Karrica i njohur me nofkën Lugati ka nis të punoj projektin e radhës.
Bëhet fjalë për një këngë të re videoklipi i të cilës do të realizohet në Zvicer aty ku edhe jeton këngëtari në fjalë .
Në llogarinë e tij në Facebook, Lugati ka postuar një status përmes së cilit ka ftuar të gjithë ata djem dhe vajza që dëshirojnë të jenë pjesë e klipit të tij të lajmërohen në kohë dhe vendin e paralajmëruar.
Se cfarë ka përgatitur kësaj radhe për fansat e tij mbetet të shihet.