Gjithë çka duhet të dini për Met Gala 2023

By

Vogue ka publikuar këtë javë detajet e Met Gala 2023 dhe asnjë prej tyre nuk do të kalojë pa u vënë re.

Wintour ka zgjedhur 1 majin 2023, si ditën për të festuar një nga edicionet më të veçanta të Met.

Këtë vit, drejtoresha e Vogue donte të nderonte stilistin Karl Lagerfeld, i cili u nda nga jeta në vitin 2019 dhe që atëherë mbahet mend nga dizajnerët dhe modelet në pasarela dhe evente.

Për këtë arsye, Wintour do të llogarisë në praninë e Dua Lipës, Roger Federer, Penelope Cruz dhe Michaela Coel, të cilët do të bashkëorganizojnë një ngjarje ku të gjithë të ftuarit do t’i bëjnë homazhe stilistit më me ndikim të shekullit të 20-të dhe imitojnë ekspozitën ekskluzive të Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut, ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’, ku do të shqyrtohen bashkëpunimet më të famshme të Lagerfeld me Chanel, Chlee, Fendi dhe Balmain. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm