Gjithçka që duhet të dini për mirëmbajtjen e brushave të grimit

By

Brushat e makeup-it janë shtylla kryesore e bukurisë suaj. Mbi të gjitha, kemi brushat për t’u falenderuar për grimin e përsosur. Kështu që ne duhet të pastrojmë këto “vegla të shenjta”. Pastrimi i brushave duhet të jetë pikë esenciale e rutinës tonë të bukurisë.

“Shtresimi i papastërtive dhe vajrave në brushat e grimit mund të ndikojë në shfaqjen e akneve dhe skuqjes së lëkurës që quhet Dermatitis,” thotë Cristina Monaco e cila është fiziciente e çertifikuar.

Duhet të pastroni brushat tuaja çdo javë

Nëse jeni artist makeup-i ose përdorni grimin shpesh, ju duhet të pastroni brushat tuaja pas çdo përdorimi.

Duhet të lani brushat tuaja çdo muaj

Pra ekziston pastrimi i brushave sikur dhe larja e brushave. Larja e brushave duhet bërë çdo muaj me ujë dhe një sapun të butë. Nuk është nevoja të blini produkte të posaçme për larjen e brushave, ju mund të përdorni sapunin e duarve.

Kujdesuni që t’i zëvendësoni brushat tuaja

Kur ta vërenin se brushat tuaja nuk po pastrohen ashtu si në fillim, është koha që të blini të reja. “Si rregull i përgjithshëm, çdo tre muaj blini brusha të reja dhe hidhni brushat e vjetra,” thotë Cristina.

Burimi: Elle.com

Artikuj të ngjashëm