Gjithçka gati për koncertin madhështor të Elvana Gjatës

By

Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor.

Dita e sotme paraqet një moment kyç të një udhëtimi muzikor në dy dekada për Elvanën.

Për koncertin madhështor që artistja do të zhvillojë sonte në stadiumin Air Albania, do të ketë në krahë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë gjatë këtyre 20 viteve.

Emra të njohur janë publikuar, e kështu duke rritur edhe më tepër entuziastin për natën e sotme. Në koncertin e madh të këngëtares në skenë do të ngjiten, Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Gimmi O.

Koncertin e Elvana Gjatës do ta hapë Luiz Ejlli, i ndjekur nga: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Gjithashtu, një prej njerëzve më të afërt të këngëtares do të jetë pjesë e koncertit recital të saj. Ajo do të jetë motra e artistes Migena Gjata, e cila është soprano dhe e ka ndihmuar shumë për koncertin.

 

Gjithçka është gati për natën e sotme dhe ne mezi po presim ta dëgjojmë Elvanën! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm