Dhe tashmë gjithçka është gati! Dueti i rradhës mes Ghetto Geasyt dhe Majkit pritet të publikohet brenda pak ditësh.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë reperët që në rrjete sociale kanë ndarë sekuenca të klipit ku si figurë shihet bukuroshja shqiptare Xhesika Berberi, fiks siç kishte raportuar Prive javën e kaluar (lexo KËTU).
Kënga e titulluar ‘Ajo’ do ketë sërish temë dashurie por të trajtuar nga një kënd ndryshe prej ‘S’jena mo’.
Mbetet të shihet se si do pritet kjo këngë nga publiku. Në premisat e para, mendohet se do jetë hit i madh i kësaj vere. /Prive.al/