Reperja Gjira, që ka kohë qe është tërhequr nga industria e muzikës, por jo edhe nga vëmendja e publikut, është në pritje të fëmijës së dytë.
Më parë Prive kishte raportuar se ajo po pret një vajzë, kurse ajo tani zbuloi se kur do të sjellë në jetë vogëlushen.
Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, ajo zhvilloi një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj.
Ajo tha se bebi do të vijë në jetë në fund të janarit. Gjira është nënë e një djali që ka emrin Mael. /Prive.al