Kanë mbetur edhe pak ditë derisa Gjira të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja e cila u distancua nga muzika për një kohë, pati njoftuar përmes Instagramit se është shtatzënë dhe po pret një djalë.
Tani, pasi kanë kaluar nëntë muaj, Gjira ka zbuluar emrin e djalit, të paktën shkronjën e parë.
Ajo u pyet nga ndjekësit në Instagram ‘Si ke me ja lan emrin bebit?’.
Artistja u përgjigj: “Një emër me M”, duke publikuar edhe një zinxhirë prej ari me po të njëjtën shkronjë./Prive.al