Janë padyshim çifti më i përfolur dhe i dashur për publikun.
Moderatorja Elita dhe reperi Gjiko janë martuar dhe jetën e tyre e ka bekuar edhe ardhja në jetë e fëmiut të parë, Zëri.
Por sot është një ditë e veçantë për familjen Gjikolli. Elita sot feston ditëlindjen me zemrën e mbushur plot.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Një nga urimet më të përzemërta ia ka bërë bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, i cili ka publikuar një imazh të veçantë të çiftit në rrjetin social Instagram.
Ai postoi disa foto të çiftit duke kushtuar disa rreshta të ndjerë gruas së tij:
“Urime ditëlindja gruja jem, Shotë Galica jem. Ty tkom sa ni ushtri , ska luftë qe se fitojmë, TË DU.” /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BzQdf8glUz8/?utm_source=ig_web_copy_link