Kim Kardashian bëhet nënë për të tretën herë, vije në jetë vajza e saj

By

Njëra ndër gratë më të famshme në botë është bërë sërish nënë.

Por kësaj here e famshmja Kim Kardashian, nuk e lindi vet foshnjën por ajo erdhi në jetë nga një nënë surrogate, të cilën Kardashian e kishte angazhuar të mbante fëmijën e saj.

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West, kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të tretë dhe lajmin e ka dhënë vet Kim Kardashian ne rrjete sociale.

“Kanye dhe unë jemi të lumtur që të lajmërojmë për ardhjen në jetë të vajzës tonë e cila është e shëndetshme dhe e bukur. Jemi shumë mirënjohës për nënën surrogate që ka bërë ëndrrat tona realitet dhe që na e dha dhuratën më të bukur e po ashtu për mjekët dhe infermieret për kujdesin e tyre special”, ka shkruar Kim, duke shtuar se vajza e tyre kishte lindur me 15 Janar në ora 12:47 dhe peshon 3 kg e 300 gramë.

Kim dhe Kanye po ashtu janë prindër të një vajze 4 vjeçare North West dhe të një djali 2 vjeçar, Saint West. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm