Ngjitja drejt piedestalit të suksesit nuk po rezulton të jetë edhe aq e vështirë për Asdren Gjikollin.
Brenda një kohe të shkurtër, Gjiko arriti të dëshmojë se e ka shumë seriozisht depërtimin në skenë. Duetet me emra të njohur ishin edhe një faktor shtesë që e ndihmuan këngëtarin të afirmohej më shumë tek publiku.
Duket se reperi nga Peja nuk do t’i japë vetes pushim sepse në më pak se një muaj nga lançimi i ‘Si me def’, The Flyboy po paralajmëron një krijim të ri muzikor.
E për pritshmëritë e publikut, Gjiko nuk ka dilema sepse ende pa e hedhur këngën në treg, ai nuk ka përtuar që t’i japë asaj epitetin e një hiti të ardhshëm. /Prive.al/